back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShowBizAktorja e famshme: U trondita kur mësova se isha shtatzënë në moshën...

Aktorja e famshme: U trondita kur mësova se isha shtatzënë në moshën 44-vjeçare

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Aktorja e njohur amerikane Claire Danes ka rrëfyer se përjetoi një “krizë emocionale” kur zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në moshën 44-vjeçare. Ylli i serialit “Homeland” tha se shpërtheu në lot dhe telefonoi mjekun e saj mes emocionesh të forta, pasi shtatzënia ishte krejtësisht e papritur.

Në një intervistë për podcastin “Good Hang” të Amy Poehler, Danes tregoi se, përveç moshës, surpriza ishte edhe më e madhe për shkak të vështirësive që kishte pasur më parë për të mbetur shtatzënë. “Asgjë nga kjo nuk ishte e planifikuar. Mendova se ishte pothuajse e pamundur,” – u shpreh ajo.

Aktorja rrëfeu se e kuptoi shtatzëninë pas një dyshimi të çuditshëm, të konfirmuar më pas nga testi. Vajza e saj, e lindur në korrik 2023, quhet Shay. “Ajo është e mrekullueshme dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” – tha Danes.

Claire Danes dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Hugh Dancy, janë të martuar që prej vitit 2009 dhe kanë tre fëmijë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz