back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAksioni i madh me EUROPOL-in – Avokati i Bahtijarit mohon arrestimin e...

Aksioni i madh me EUROPOL-in – Avokati i Bahtijarit mohon arrestimin e tij: Gjendet jashtë vendit dhe është tepër i befasuar

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Avokati Asdren Hoxha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka mohuar se sot është arrestuar Petrit Bahtijari.

Ai thotë se klineti i tij gjenden jashtë vendit.

Postimi i plotë:

DEMANT

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media, ku pretendohet se z. Petrit Bahtijari është arrestuar, njoftojmë opinionin publik se ky informacion është i pavërtetë.

Pas kontaktit të drejtpërdrejtë me z. Petrit Bahtijari, si shok i tij dhe njëkohësisht avokat i tij, jam informuar dhe me është konfirmuar nga i njëjti se ai nuk është arrestuar, , siç pretendohet në lajmin e publikuar.

Petrit Bahtijari gjendet jashte vendit dhe eshte teper i befasuar dhe indinjuar me nje fushate te tille denigruese dhe atak mbi personalitetin e tjj dhe familjen e tij.

Publikimi i këtij informacioni të pasaktë përbën dezinformim të opinionit publik dhe cenon rëndë reputacionin dhe dinjitetin personal të z. Bahtijari.

Kërkojmë nga mediat që kanë publikuar këtë lajm të pavërtetë që të bëjnë përgënjeshtrimin e menjëhershëm dhe të reflektojnë në përputhje me standardet profesionale dhe ligjore të informimit.

Nëse mediat nuk reflektojnë dhe ndërmarrin veprimet per tërheqjen e këtij lajmi të rremë lidhur me arrestimin e klientit tim. Klienti im paralajmëron qe do të ndermerren veprimet juridike përkatëse.

Çdo përhapje e mëtejme e këtij informacioni të pasaktë rezervon të drejtën e ndërmarrjes së hapave ligjorë për mbrojtjen e të drejtave të cenura.

Të Fundit

Sport

ShowBiz