back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeShoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë”...

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e takimeve dhe mobilizimit qytetar për Marshin e 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ku ka marrë përkrahje të parezervë nga kjo kategori.

Tasholli theksoi se mbështetja e tyre është një dëshmi e fuqishme e vlerave të lirisë dhe sakrificës.

“E falënderojmë kryetarin e shoqatës për mbështetjen që po na e jep. Jemi në shtëpinë e dinjitetit, krenarisë dhe idealit të shtetndërtimit të Kosovës”, shtoi Tasholli.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku ka thënë se kjo shoqatë solidarizohet me çlirimtarët, të cilët po mbahen dhe po gjykohen padrejtësisht për më shumë se pesë vite në Hagë.

“Solidarizohemi sepse janë pjesë e të kaluarës sonë çlirimtare. Jakup Krasniqi si ish-i burgosur politik në fillim të viteve të 80-ta, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, që ishin bashkërisht me Jakupin pjesë e shtabit të UÇK-së, gjithnjë në fushën politike dhe luftarake, të cilët nuk i kanë ikur kurrë përgjegjësisë. Çështja është që ata ta dëshmojnë dhe argumentojnë se UÇK ka qenë ushtri çlirimtare, assesi siç akuzohet”, ka thënë Sadiku.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë Kosovën, për mobilizim sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, i cili do të mbahet në Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz