back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Të ngjajshme

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka folur në lidhje me aksionin e sotëm në komunën e Malishevës për dyshimet për manipulim të votave.

Ai tha se janë ndaluar 15 kryesues për 48 orë, ndërsa janë intervistuar 48 komisionerë, transmeton lajmi.net.

“Pas përfundimit të rinumërimit të votave në komunën e Malishevës, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me grumbullimin e provave dhe fillimin e procedurës. Pasi që kemi vepruar përmes policisë, me autorizimin e Prokurorisë, sikur e keni vërejt edhe sot nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar 15 kryesues dhe 48 komisionerë. 15 kryesuesit janë të ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vendos për masën e sigurisë. Ndërkohë për 48 komisionerët jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale. Deri më tani kemi mbledhur të gjitha provat materiale dhe ato profesionale kryesore, por që hetimi do të vazhdoj edhe më tutje edhe për kryesuesit dhe komisionarët të tjerë sot për arsye të ndryshme ose kanë qenë jashtë vendit nuk kemi arritur t’i kemi prezent në Drejtorinë Rajonale të Policisë, për ta do të vazhdohet me procedurë më tutje sikurse kemi mbledhur prova deri më sot.”, tha ai./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz