back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, ku, përveç takimeve të shumta me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, është pritur në takim edhe nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Gjatë takimit, Eliza Hoxha e njoftoi Kryetarin Gjini me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë qytetare dhe u bëri thirrje qytetarëve të Gjakovës dhe mbarë Kosovës që të marrin pjesë në marsh.

: “Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një thirrje e drejtë qytetare dhe i ftoj qytetarët e Gjakovës, por edhe të gjithë Kosovën, që më 17 shkurt të jenë pjesë e këtij marshimi paqësor për drejtësi të vërtetë”, ka thënë Gjini.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Kryetari i Komunës dhe qyteti i Gjakovës.

 “Kur mbështetja për drejtësi vjen nga qytetet me histori të madhe sakrifice si Gjakova, kjo kauzë merr edhe më shumë peshë. Më 17 shkurt, marshojmë bashkë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të politizuar”, tha Hoxha.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, nën moton Drejtësi, jo politikë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz