back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme dhe me peshë të madhe Rezolutën amerikane për Luginën e Preshevës, duke theksuar se përmes saj është arritur ndërkombëtarizimi i çështjes së shqiptarëve në këtë rajon.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Sinani ka deklaruar se Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje, të cilat, sipas saj, po zbatohen kryesisht përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Ajo ka shprehur shqetësimin se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke përmendur përgatitjet në Kuvendin e Serbisë për propozimin e Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili, sipas Sinanit, pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje masive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje dhe, realisht, përmes pasivizimit ka arritur rezultate të dukshme kohëve të fundit. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe aktuale është përgatitja në Kuvend e propozimit të Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje edhe më të madhe masive”, ka deklaruar Sinani.

Ajo ka theksuar se lobimi i vazhdueshëm me dy senatorë amerikanë, veçanërisht përmes letrave drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, si dhe Rezoluta e fundit e propozuar nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Lobimet tona të vazhdueshme me dy senatorët, veçanërisht përmes letrave të tyre drejtuar Sekretarit Blinken, si dhe kjo rezolutë e fundit nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të vlefshme. Për ne kjo rezolutë ka një rëndësi dhe peshë shumë të madhe sepse ka arritur të ndërkombëtarizojë çështjen për afirmimin e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Sinani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz