back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePo kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Stacionin Policor Juugu në Prishtinë, kanë arrestuar një shtetas të huaj.

Ai po kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të shtetit të Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz