back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeRamadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve serbe në platformën “Telegram”, shprehet se një nga gjërat që synojnë këto grupe, që ai i quan ekstremiste, është për që për ata që lëvizin në veri t’i shantazhojnë e poashtu që ta shohin ku punojnë dhe veprojnë.

Ndër tjerash, njohësi i sigurisë beson që këto grupe janë në radarin e institucioneve të sigurisë.

Ai shton që Policia është e përgatitur të bëjë punën në veri dhe ta mbajë situatën stabile.

Megjithatë, Ramadani është i mendimit se këto grupe do ta sfidojnë Kosovën gjatë “sepse qëllimi politik i Serbisë nuk ka ndryshuar”.

Kjo pasi qëllimi i fqinjit verior është ndarja e veriut të Kosovës.

“Metodologjia serbe është e bazuar në atë ruse, sepse ajo synon ndikimin në Ballkan”, thekson ai në Klan Kosova.

Ramadani thotë që Rusia kontribuon në inteligjencën serbe, dhe se ata kanë qëllime për propagandë dhe frikësim.

Sipas tij, heshtja e institucioneve për këtë rast është e arsyeshme përderisa janë duke e kryer punën e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz