back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeEkstradimi i djalit të Artan Hoxhës në Kosovë, deklarohet gazetari: Si mund...

Ekstradimi i djalit të Artan Hoxhës në Kosovë, deklarohet gazetari: Si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal?

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të...

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien...

Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha, u arrestua të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht trafikim të qenieve njerëzore. Geri Hoxha dhe një person tjetër u shpallën në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar me kërkesë të UNMIK.

Lidhur me rastin, Artan Hoxha ka folur për Klankosova.tv, duke thënë se ende nuk është i informuar për akuzat konkrete ndaj djalit të tij.

Ai shprehu shqetësim lidhur me akuzat, duke theksuar se në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç.

“Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Kam frikë se po më bëhet padrejtësi”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit shqiptar, autoritetet në Kosovë kanë bërë kërkesë për ekstradim, por deri më tani nuk i është dorëzuar asnjë dosje apo dokumentacion zyrtar.

“Më kanë thënë se dokumentet do t’u përcillen autoriteteve shqiptare”, shtoi ai.

Hoxha po ashtu deklaroi se në momentin e arrestimit, djali i tij ishte duke shkuar në punë dhe se punon si laborant dentar.

Në xhep kishte vetëm 10 mijë lekë. Bashkë me të u arrestua edhe një shofer ambulance. Si mund të lidhet kjo me krim të organizuar?”, e ngriti si pyetje gazetari.

Në fund, Hoxha hodhi dyshime edhe për trajtimin e të birit, duke thënë se nuk i lejohet as kontakti minimal dhe se ka frikë për sigurinë e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz