Si shkak i dyshimeve për keqpërdorime në votat për kandidatë shumë komuna shkuan në rinumërim.
Derisa rinumërimi po vazhdon, Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon edhe publikimin e të dhënave të fundit.
Nga këto të dhëna rezultojnë edhe kandidatët të cilëve u ndryshuan shumë votat, apo ranë në votë.
Nga Vetëvendosje kandidatit që iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit është Arbër Rexhaj.
Tani për tani ai ka -627 vota.
E padyshim se rekordin për këtë tani për tani e mban kandidati i PDK-së, Fetah Pacarizi me -6775 vota, nga 6202 vota sa i figuronin në fillim.
Kurse nga LDK-ja Xhavit Uka po prinë me -1648 vota gjithsej, transmeton lajmi.net.
Në AAK është Besnik Krasniqi me -311 vota./Lajmi.net/



