back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Të ngjajshme

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa...

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka shprehur respekt për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, por se kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për politikanët në Bosnje e Hercegovinë.

Në një intervistë për Televizionin Federal (FTV) më 26 janar, ai tha po ashtu se “popullit i mjafton respekti për viktimat”, ndërsa politikanët janë ata që këmbëngulin në përdorimin e fjalës “gjenocid”.

“U përkula para viktimave, tregova nderim dhe respekt, por për disa kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse dikush donte të bënte një shfaqje politike”, tha Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, si kryeministër i Serbisë, kishte marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 2015.

Në atë rast, disa pjesëmarrës në ngjarjen përkujtimore e kishin sulmuar verbalisht dhe fizikisht Vuçiqin, duke hedhur në drejtim të tij gurë dhe shishe, dhe më pas ai ishte larguar nga aty.

Vuçiq në intervistën për FTV tha se vazhdon të mbajë qëndrimin se vrasja e më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 nuk mund të quhet gjenocid.

“Bëhet fjalë për një formulim juridiko-politik”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republikës Sërpska mohojnë se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, duke folur se bëhet fjalë për një “krim të tmerrshëm”.

Për gjenocidin ndaj të paktën 8.372 boshnjakëve dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.

Me vendime gjyqësore, ndër të tjerë, me burgim të përjetshëm janë dënuar Radovan Karaxhiq, ish-presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në kohën e luftës dhe komandanti kryesor i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq.

Të Fundit

Sport

ShowBiz