back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDeliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e saj

Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e saj

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë votën në zgjedhjet e fundit.

Ajo ka theksuar se qëllimi i partisë së saj nuk ka qenë vetëm ruajtja e votës, por rritja e saj.

“Procesi i zgjedhjeve të fundit dhe rezultatet që i kemi para vetes tregojnë se ne kemi arritur ta ruajmë votën. Natyrisht, pritshmëritë e PDK-së, mobilizimi i strukturave dhe gjithçka që kemi parë gjatë fushatës, kanë qenë që si parti të dalim më mirë”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Deliu-Kodra ka shtuar se fushata në terren, e ndërtuar mbi vizionin e Bedri Hamza, ka gjetur mbështetje te qytetarët.

“Gjatë fushatës sonë në terren, nga vizioni i z.Hamza, kemi parë një përqafim të këtij vizioni, të cilin qytetarët e kanë pritur bazuar në pikat konkrete të programit”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz