back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti: Kosova po ndërton elitën e saj shkencore, 23 medalje në Olimpiadën...

Kurti: Kosova po ndërton elitën e saj shkencore, 23 medalje në Olimpiadën NEO në SHBA

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Nxënësit e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e Shkencave NEO, e mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke fituar gjithsej 23 medalje dhe shtatë vende në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”, transmeton IndeksOnline.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili theksoi se në mesin e rreth 300 nxënësve nga 30 vende të ndryshme të botës, nxënësit kosovarë fituan gjashtë medalje të arta, tre të argjendta dhe shtatë të bronzta. Garuesit ishin nga klasa e III deri në klasën e XII dhe u dalluan në fusha si matematika, shkenca, biologjia, kimia, kodimi dhe inteligjenca artificiale.

Kurti shprehu kënaqësi të veçantë për pritjen e nxënësve në Ndërtesën e Qeverisë, së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Kelmendi, duke vlerësuar përgatitjen, dijen dhe suksesin e tyre që, sipas tij, e bëjnë Kosovën krenare. Ai theksoi se shteti do të vazhdojë t’i mbështesë nxënësit në rrugëtimin e tyre shkencor dhe profesional.

Statusi i tij i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz