back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeProtestat e transportuesve në rajon bllokuan pikat kufitare, OEK thirrje BE-së për...

Protestat e transportuesve në rajon bllokuan pikat kufitare, OEK thirrje BE-së për ndërhyrje urgjente: Pasoja serioze për bizneset kosovare

Të ngjajshme

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Pa vonesa në Merdarë, pavarësisht protestës së transportuesve

Ani pse ishte paralajmëruar një protestë nga ora 12:00...

Llapi pësoi humbje në Turqi, mposhtet nga skuadra ukrainase

Llapi ka zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë ditës së...

Rama: Kurti do të na çojë prapë në zgjedhje, do që të vendosë vetë edhe për Presidentin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama foli për “tendencat autokratike”...

Oda Ekonomike e Kosovës, ka reaguar pasi kompani të shumta transportuese nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, në shenjë proteste ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, kanë bllokuar pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë, OEK është shprehur e shqetësuar ndërsa ka thënë se këto protesta po shkaktojnë pasoja serioze për funksionimin normal të bizneseve kosovare dhe për rrjedhën e tregtisë ndërkombëtare.

“Këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësimin e eksportit dhe importit të mallrave drejt dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, duke krijuar vonesa të konsiderueshme, kosto shtesë për kompanitë dhe rrezik real për ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit”, thuhet në reagim të OEK.

Nga OEK thonë se kryetari Lulzim Rafuna, njëkohësisht Kryesues i Bordit të WB6 CIF, ka adresuar këtë problem në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet me institucionet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe sistemike, në interes të funksionimit të lirë të tregtisë dhe ruajtjes së zinxhirëve të furnizimit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian për ndërhyrje urgjente institucionale që do të mundësonte funksionimin normal të transportit ndërkombëtar rrugor deri në krijimin e një zgjidhjeje të përhershme. Një qasje e tillë është në interes të përbashkët të ekonomive të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor dhe përbën një parakusht për stabilitet ekonomik, integrim tregtar dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit dhe për të kontribuar në dialogun institucional me partnerët evropianë, në funksion të garantimit të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Lajmi.net/

Reagimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz