Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Gjatë takimit, Hamza dhe ambasadorja Ziv diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kryetari i PDK-së falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Kryetari i PDK-së.