BallinaLajmeTë paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore

Të ngjajshme

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.

Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “ të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin.

Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta të borës dhe akull të zi për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë – që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – që të paktën tetë persona kanë vdekur të shtunën, mirëpo shkaqet nuk janë përcaktuar ende.

Ekspertë për motin kanë paralajmëruar që njëra prej rreziqeve më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili mund t’i dëmtojë drunjtë, t’i shkatërrojë kabllot e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.

Ata besojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin e kushteve klimatike të çdo stine.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz