BallinaSportDrita fiton Superkupën e Kosovës, mposht Prishtinën

Drita fiton Superkupën e Kosovës, mposht Prishtinën

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Skuadra e Dritës ka arritur fitore, duke mposhtur Prishtinën 2-1 dhe duke fituar për herë të dytë Superkupën e Kosovës.

Ndeshja është zhvilluar në “Mardan Sports Complex” në Antalya të Turqisë.

Në minutën e tetë, Prishtina ka kaluar në epërsi me golin e realizuar nga Leotrim Kryeziu. Megjithatë, Drita ka reaguar shpejt, duke barazuar në minutën e tridhjetë e nëntë me një gol të Besnik Krasniqit.

Gjatë pjesës së parë, Prishtina ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi Harun Kariq është ndëshkuar me karton të kuq.

Pjesa e dytë ka nisur me dominimin e Dritës, dhe Kristal Abazaj e ka shënuar golin e fitores në minutën e pesëdhjetë, duke e çuar skuadrën në një fitore 2-1, transmeton rtklive.

Kjo është hera e dytë që Drita fiton Superkupën e Kosovës, pas triumfit të parë në sezonin 2018/2019.

Drita është aktualisht kampione e Superligës së Kosovës, ndërsa Prishtina ka mbetur me njëmbëdhjetë trofe të fituara të Superkupës.

Pas këtij rezultati, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur se kjo fitore është një fillim i mbarë për vitin e ri dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me sukseset.

Nga ana tjetër, trajneri i Prishtinës, Afrim Toverlani, e ka cilësuar angazhimin e futbollistëve të tij të kënaqshëm, por ka theksuar se kartoni i kuq i ndryshoi fatin e ndeshjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz