back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDy ditë pas nënshkrimit të Bordit të Paqes, Kurti dhe Vetëvendosje ende...

Dy ditë pas nënshkrimit të Bordit të Paqes, Kurti dhe Vetëvendosje ende pa qëndrim

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e saj

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës...

Kanë kaluar dy ditë nga nënshkrimi i aderimit të Kosovës në iniciativën ndërkombëtare “Bordi i Paqes”, e udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump, por nga Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka asnjë reagim publik.

Presidentja Vjosa Osmani e nënshkroi personalisht dokumentin më 22 janar, ndërsa marrëveshja pritet të dërgohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti, i cili në atë kohë ndodhej në Davos të Zvicrës, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim, as gjatë qëndrimit atje dhe as pas kthimit, transmeton lajmi.net.

Heshtja ka vazhduar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila deri më tani nuk ka dalë me qëndrim zyrtar apo vlerësim për përfshirjen e Kosovës në këtë iniciativë ndërkombëtare, pavarësisht peshës politike dhe strategjike që ajo bart.

Pa reagim publik ka mbetur edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me nënshkrimin e Kartës së Bordit të Paqes.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përshëndetur këtë hap. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar nënshkrimin si një moment që tejkalon zhvillimet e zakonshme ditore, duke e konsideruar dëshmi të rolit ndërkombëtar të Kosovës.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bordin e Paqes si një hap që forcon stabilitetin rajonal dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz