BallinaLajmeParalajmërimet për erëra të forta në Prishtinë, drejtori i Emergjencave: Ekipet janë...

Paralajmërimet për erëra të forta në Prishtinë, drejtori i Emergjencave: Ekipet janë në terren, jemi duke bërë kontrolle

Të ngjajshme

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Dita e ndeshjes, Juventusi shkruan: Edon Zhegrova, 11-shi nga Kosova

Sot Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e...

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga mëngjesi i ditës së nesërme, bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), pritet që të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Lidhur me këtë paralajmërim ka folur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica

“Është prognozë që do të mund të ketë erëra të forta dhe erëra të mesme të forta, në territorin e kryeqytetit, duke përfshirë edhe fshatrat, erëra më të forta sipas Insititut do të jenë në pjesën e Gollakut, pjesën lidore të kryeqytetit, por kjo nukm e përjashton mundësinë që do të ketë edhe erëra të forta në qytet”, tha ai në Klan Kosova

Fushtica njoftoi se nga sot ekipet e komunës ndodhen në terren.

“Ne sot kemi filluar, ekipet janë në terren duke i kontrolluar ndërtesat që kanë potencial të bien fasadat apo pjesë të kulmeve. Kemi intervenuar sot në mëngjes në Dardani dhe jemi duke shikuar të intervenojmë në disa pjesë të qytetit”, deklaroi ai.

Fushtica mes tjerash potencoi se qytetarët duhet t’i marrin pa panik paralajmërimet si ky.

“Duke mos shkaktuar panik, pra qytetarët duhet që ta marrin si pjesë normale, paralajmërimet që i jep drejtoria”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz