BallinaLajmeGjykata në Prizren cakton seanca dëgjimore për 109 persona të ndaluar për...

Gjykata në Prizren cakton seanca dëgjimore për 109 persona të ndaluar për manipulim me vota

Të ngjajshme

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Hajnat vodhën paratë e arkës në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur...

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar mediat se sot, më 24 janar 2026, duke filluar nga ora 14:00, janë caktuar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë lidhur me një rast penal në të cilin janë ndaluar 109 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, personat janë ndaluar më 23 janar 2026 nën dyshimet për kryerjen e veprave penale manipulim me vota, raporton lajmi.net

Nga Gjykata bëhet e ditur se ky njoftim vlen vetëm për kohën e mbajtjes së seancave dëgjimore, ndërsa theksohet se procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.

Si rrjedhojë, numri përfundimtar i kërkesave dhe i personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i konfirmuar.

Gjykata shton se caktimi i seancave është bërë me qëllim të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit gjyqësor./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz