back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaSportKëta janë futbollistët më të paguar në La Liga për sezonin 2025/26

Këta janë futbollistët më të paguar në La Liga për sezonin 2025/26

Të ngjajshme

Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po...

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Platforma e njohur Transfermarkt, ka publikuar listën e futbollistëve me pagat më të larta në La Liga për sezonin 2025/26.

Lista dominohet nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës, e kjo tregon fuqinë financiare të dy gjigantëve spanjollë.

Në krye të renditjes qëndron ylli francez Kylian Mbappe, i cili përfiton një pagë vjetore prej 31.3 milionë euro, duke u bërë lojtari më i paguar në kampionatin spanjoll.

Pas tij renditet Vinicius Junior me 25 milionë euro, ndërsa i treti është David Alaba me 22.5 milionë euro.

Jude Bellingham, Jan Oblak dhe Robert Lewandowski ndajnë të njëjtin nivel page prej 20.8 milionë euro në vit.

Në mesin e emrave më të paguar janë edhe Frenkie de Jong, Raphinha, Lamine Yamal, Rodrygo, si dhe Federico Valverde.

Interesant është fakti që talenti i ri Lamine Yamal, pavarësisht moshës së re, është në mesin e futbollistëve më të paguar, me pagë 16.7 milionë euro në vit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz