back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeYmeri akuzon Qeverinë dhe KEK-un për manipulim me shifrat e prodhimit të...

Ymeri akuzon Qeverinë dhe KEK-un për manipulim me shifrat e prodhimit të energjisë

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Janina Ymeri, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar Qeverinë dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për, siç ka thënë ajo, manipulim me shifrat e prodhimit të energjisë gjatë vitit 2025.

Reagimi i saj vjen pasi KEK deklaroi se ka realizuar 97% të planit të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025. Ymeri ka vlerësuar se ky raportim krijon një pasqyrë të rreme të suksesit.

“Në letër duket sukses. Në realitet, është lojë me shifra,” ka shkruar ajo në një postim në rrjete sociale.

Sipas Ymerit, problemi kryesor qëndron në faktin se “plani” mbi të cilin po matet ky sukses nuk ka qenë një plan i mirëfilltë dhe i miratuar në kohë. Ajo ka theksuar se KEK po i referohet Bilancit energjetik të publikuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në dhjetor të vitit 2025, pra në fund të vitit.

“ZRRE në dhjetor 2025 nuk ka parashikuar asgjë në kohë, por ka publikuar një dokument të përshtatur me realitetin faktik të vitit 2025,” ka deklaruar Ymeri.

Ajo ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk përfaqëson planin fillestar të prodhimit të përpiluar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili, sipas saj, ishte i vetmi plan real për vitin 2025.

“Kur e krahasojmë atë plan me prodhimin real, diferencat janë të qarta dhe të dokumentuara,” ka shkruar Ymeri, duke shtuar se KEK nuk e ka realizuar planin fillestar, pasi, sipas saj, “nuk kishte plan fare për vitin 2025”.

Kandidatja e LDK-së ka kritikuar edhe Qeverinë, duke thënë se përmes këtij raportimi po tentohet të krijohet përshtypja se sektori i energjisë po funksionon sipas planit, ndonëse gjatë vitit janë shënuar probleme serioze.

“Jo veç se nuk është në rregull, po tendenca për të na bërë të besuar se KEK edhe sektori i energjisë në Kosovë po shkon sipas planit është mashtrim tipik i llojit alla Kurti,” ka shkruar ajo, duke shtuar se energjia “matet me megavat-orë dhe me para, jo me përralla”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz