back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAmbasada zvicërane: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Ambasada zvicërane: Ligjëratat për Specialen nuk promovojnë narrativa të caktuara

Të ngjajshme

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Ambasada e Zvicrës ka sqaruar mbështetjen e saj për programin e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK), pas raportimeve se në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë është mbajtur një ligjëratë informuese për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në sqarimin e saj, ambasada bën të ditur se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të DSK-ve, të cilat janë themeluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke pasqyruar procesin legjislativ dhe mandatin demokratik të këtij institucioni.

Sipas ambasadës, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i pavarur dhe përmes Zyrës së Informimit angazhohen me një gamë të gjerë akterësh për të ndarë informacione publikisht të disponueshme mbi mandatin dhe punën e tyre, për të dëgjuar pikëpamjet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa të caktuara.

Më tej thuhet se Programi i Informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe inkurajimin e një debati publik të informuar mbi çështje me interes publik.

Ambasada e Zvicrës ka theksuar se mbështetja e saj ka për qëllim transparencën, informimin e qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe nuk nënkupton ndikim në përmbajtjen e aktiviteteve apo promovim të qëndrimeve të caktuara.

Të Fundit

Sport

ShowBiz