back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeGërvalla në Platformën e Paqes për Ballkanin: Bashkëpunimi rajonal, kyç për siguri...

Gërvalla në Platformën e Paqes për Ballkanin: Bashkëpunimi rajonal, kyç për siguri dhe stabilitet

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor po shkëmbehen pikëpamje mbi çështje me interes të përbashkët.

Në këtë forum, Gërvalla theksoi se bashkëpunimi dhe siguria rajonale përbëjnë shtyllën themelore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe janë parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

Duke marrë parasysh realitetin ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri dhe sfida gjeopolitike, Gërvalla vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm si një domosdoshmëri strategjike.

“Bashkëpunimi me Turqinë, sidomos në fushën e mbrojtjes, është strategjik, transparent dhe i orientuar drejt paqes; ai synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kontributit në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse” tha ajo.

Derisa ka vlerësuar rolin e Platformës së Paqes për Ballkanin, si forum që dëshmon se sfidat e sigurisë duhet të adresohen përmes dialogut dhe diplomacisë, Gërvalla theksoi se “Kosova e përcjell këtë mesazh në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar, duke u angazhuar për barazi, paqe dhe siguri të qëndrueshme”.

Ministrja në detyrë rikonfirmoi angazhimin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim gjithëpërfshirës, forcim të stabilitetit rajonal dhe avancim të dialogut si instrument strategjik për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz