BallinaLajmePas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Të ngjajshme

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

77-vjeçari Hazir Haziri nga Podujeva është liruar mbrëmë nga burgu në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth katër muaj, ndonëse ndaj tij nuk ishte vërtetuar asnjë vepër penale. Ai ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe pa arsyetim të qartë dhe, sipas familjarëve, ishte mbajtur padrejtësisht në paraburgim.

Haziri ishte dërguar në një nga burgjet qendrore në Serbi, ku, siç rrëfen vetë ai, ishte përballur me kushte të rënda dhe provokime nga të burgosur të tjerë. Ai ka treguar se për shkak të këtyre rrethanave, për një periudhë të gjatë kishte shmangur daljen nga qelia.

Pas lirimit, Haziri sot në televizionin publik ka rrëfyer përjetimet e tij në prani të familjarëve dhe miqve, duke e cilësuar këtë periudhë si shumë të vështirë. Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe përkrahur gjatë kësaj kohe, përfshirë Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Sipas tij, përvoja e gjeneratës së tij, e cila gjatë viteve ’60 e deri në vitin 2000 ka vuajtur dënime të gjata në burgjet serbe në kushte të rënda, i ka dhënë forcë për ta përballuar paraburgimin.

Haziri ka treguar se, edhe në ditët e fundit të qëndrimit në burg, ishte informuar se do të vazhdonte të mbahej për shkak të pretendimeve lidhur me një telefon dhe një ekspertizë, por se mbrëmë është njoftuar papritur për lirimin e tij, gjë që fillimisht nuk e kishte besuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz