BallinaLajmeIKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rreziku më i madh...

IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është rreziku më i madh për fëmijët

Të ngjajshme

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka rikujtuar se vaksinimi mbetet një nga masat më të suksesshme të shëndetit publik në Kosovë, duke parandaluar dhe eliminuar shumë sëmundje të rrezikshme që dikur shkaktonin sëmundshmëri dhe vdekje të lartë tek fëmijët.

Sipas IKSHPK-së, falë vaksinimit të rregullt sipas Kalendarit të vaksinimit, sot në Kosovë janë eliminuar sëmundje si paraliza e fëmijëve (poliomieliti), ndërsa difteria dhe tetanusi janë bërë shumë të rralla. Po ashtu, është parandaluar rubella e lindur, e cila më parë shkaktonte verbëri dhe dëmtime të rënda te të porsalindurit.

Megjithatë, vitet e fundit janë përhapur informacione të pasakta lidhur me pretendimet se vaksina MMR shkakton autizëm.

IKSHPK thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk mbështeten nga asnjë provë shkencore.

“Shkenca ka vërtetuar qartë se vaksina MMR nuk lidhet me autizmin. Këtë e konfirmojnë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC), Agjencia Evropiane e Barnave, si dhe studime të shumta ndërkombëtare që kanë përfshirë miliona fëmijë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK rikujton se profesionistët shëndetësor janë burimi kryesor i informatave për prindërit për t’u informuar çdo herë për vaksinimin dhe rëndësinë e tij në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz