BallinaLajmeAvokati i Popullit takohet me Lladrovcin dhe flasin për vërshimet, e vlerëson...

Avokati i Popullit takohet me Lladrovcin dhe flasin për vërshimet, e vlerëson se duhet të përfshihet niveli qendror për të përmirësuar gjendjen

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka takuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Ata kanë biseduar lidhur me vërshimet e fundit që kanë prekur Komunën e Drenasit, shkruan lajmi.net.

“Kryetari Lladrovci e njoftoi Avokatin e Popullit me gjendjen e shkaktuar nga vërshimet dhe me sfidat që janë ballafaquar për të menaxhuar situatën, e sidomos në evakuimin e qytetarëve si përgjigje e parë në ato kohë krizash. Ai shtoi se nga vërshimet janë dëmtuar katër ura, disa rrugë janë dëmtuar, dhe dëme të shënuara për një numër të ekonomive familjare. Një ndër sfidat që është ballafaquar komuna ishte edhe mbrojtja e trafostacionit të rrymës në qytet që kërcënohej nga uji. Ai shtoi se Komuna është në proces të përfundimit të vlerësimit të dëmit”, ka njoftuar Avokati i Popullit.

Avokati i Populli ka thënë se vlerësimet në terren të dëmeve dhe shkaqeve të vërshimeve mund të parandalojnë dëme të tilla nga vërshimet në të ardhmen, dhe vlerësoi se duhet të ketë përfshirje sa më të madhe të nivelit qendror për të përmirësuar gjendjen e ujërave. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz