Një person ka raportuar në Polici humbjen e armës së tij, të cilën e posedonte me leje, në rajonin e Gjakovës.
Sipas raportit policor, viktima ka deklaruar se derisa ishte duke shkuar në poligon për gjuajtje, arma i ka rënë nga çanta, ndërsa ai dyshon se ajo mund të jetë marrë nga një person i panjohur.
“Fshati Bardhasanë, Gjakovë / 01.08.2025 – rreth orës 11:00. Më 21.01.2026 është iniciuar rasti ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, pasi viktima ka raportuar se gjatë rrugës për në poligon me armën për të cilën posedonte leje, e njëjta i ka rënë nga çanta dhe dyshohet se është marrë nga dikush tjetër”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/