BallinaLajmeArrestohen për deklarim të rremë dy të dyshuar në Pejë

Arrestohen për deklarim të rremë dy të dyshuar në Pejë

Të ngjajshme

Kosova dënon sulmet e Iranit dhe kërkon rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca...

Ambasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Prodhimin e kafesë, deri tek servimi në filxhan, nga...

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të...

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale e Pejës, në koordinim me Prokurorin kompetent, ka ndërmarrë hetime lidhur me një rast të deklarimit të rremë.

Sipas hetimeve, më 13 janar 2026, personat e dyshuar F.SH. (2000) dhe A.K. (2005) pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit në Pejë, kanë bërë deklarim të rremë duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R. (2003).

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve, dhe pas intervistimit, prokurori ka lëshuar vendim për ndalim policor ndaj tyre.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të luftojë krimet ekonomike, korrupsionin dhe çdo vepër tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz