Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollin kanë takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Estonisë, Erkki Keldo.
Në komunikatën lëshuar nga ZKM, thuhet se Kurti ka vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Kurti ka thënë se me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.
“Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji. Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë të ZKM. /Lajmi.net/