Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të arrestuar për dallavere me lejet për armë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Prokurori kompetent i shtetit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pranë gjykatës kompetente”, ka deklaruar Shala.
Në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy të një kompanie private.
- Advertisement -