BallinaLajmeAUV nis bllokimin e qumështit për foshnje nga “Nestlé – Nidina Optipro...

AUV nis bllokimin e qumështit për foshnje nga “Nestlé – Nidina Optipro 1”, së shpejti edhe procesi i asgjësimit

Të ngjajshme

Trump: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit është homoseksual

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se ka...

Moti për sot

Dita e premte pritet të karakterizohet nga mot i...

Mësohen ndeshjet finale të play-offit, kush do të kualifikohet në Kupën e Botës

Sonte janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të play-offit, për Kualifikim...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV, në Republikën e Kosovës.

AUV njoftoi se është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz