BallinaLajmeReagon kompania “Reload”, thotë se distancohen nga veprimet individuale apo grupeve të...

Reagon kompania “Reload”, thotë se distancohen nga veprimet individuale apo grupeve të caktuara që po hetohen për lejet e armëve

Të ngjajshme

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

E pazakontë, tifozët shqiptarë mbetën jashtë stadiumit në Varshavë

Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes...

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë realizuar sot një aksion të gjerë nga ku janë arrestuar katër persona.

Bëhet fjalë për dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një femër dhe një mashkull si dhe dy zyrtarë nga kompania “Reload”, njëherësh poligon i shenjtërisë.

Pas aksionit të sotëm kanë reaguar edhe nga kompania në fjalë, ku u tha se gjatë ditës Policia e Kosovës kanë vizituar kompaninë ku kanë pasur për qëllim trajtimin e dyshimeve që lidhen me persona të caktuar, por sipas tyre jo me aktivitetin apo funksionimin e kompanisë si subjekt juridik.

Reload bëri të ditur se distancohen nga çdo veprim individual apo i grupeve të caktuara që mund të jenë objekt i dyshimeve apo hetimeve dhe të cilat nuk përbëjnë veprime zyrtare, vendime apo qëndrime të kompanisë, raporton lajmi.net.

Ndryshe të arrestuarit në këtë rast dyshohen se lëshuan leje për armë duke bashkëpunuar me personat e tjerë,e duke marrë ryshfet në këmbim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të Gjykatës kompetente, ka zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ata të dy dyshohen se kanë lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.

Përveç tyre, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale “pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

“Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit”, ka njoftuar Prokuroria.

Detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nga katër të arrestuarit, tre janë meshkuj dhe një femër.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë“, ka njoftuar Policia./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz