back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e dëmton demokracinë

Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e dëmton demokracinë

Të ngjajshme

Pas zbulimit të shumë mospërputhjeve gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të plotë.

Hoxhaj ka vlerësuar se ky vendim është një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Ai ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për parregullsitë e konstatuara të mbajnë përgjegjësi, duke nënvizuar se vetëm përmes transparencës dhe llogaridhënies mund të ruhet besimi i qytetarëve në demokraci dhe në institucionet e shtetit.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz