BallinaLajmeDriton Selmanaj flet për skandalin e votave në Prizren: Do t’i shkoj...

Driton Selmanaj flet për skandalin e votave në Prizren: Do t’i shkoj deri në fund kësaj skeme kriminale

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga 914 vendvotime që kanë shkuar në rinumërim, deri tani janë numëruar rreth 94 për qind e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, në listën e LDK-së po vërehen mospërputhje të theksuara në numrin e votave për disa kandidatë, çka ka ngritur shqetësime për manipulim të mundshëm gjatë procesit fillestar të numërimit.

E në mesin e tyre është edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Driton Selmanaj.

Sipas rezultateve të deritanishme të rinumërimit, kandidati Driton Selmanaj rezulton me rreth 1,048 Vota krahasuar me numërimin fillestar.

Lidhur me këtë ai në një prononcim për Indeksonline ka një përgjigje.

‘’Unë mendoj që është një skemë e organizuar e për të cilën po pres shumë që prokuroria dhe hetuesia të japin fjalën e tyre, unë jam në dispozicion të plotë të krejt organeve hetuese që kësaj pune me i shku deri në fund’’, thotë fillimisht Selmanaj.

Ai thotë se edhe ai si kandidat por edhe LDK-ja dega në Prizren nuk ka asnjë lidhje të vetme me këtë proces abuzimi.

‘’Me bindje e them që unë si kandidat por edhe LDK-ja dega në Prizren nuk e ka asnjë lidhje të vetme me këtë proces abuzumi por tash po del që ekzistuar një skemë mire e organizuar. Është lënduar integriteti im personal pasi që unë që mbi 30 vite jam angazhuar për mbrojtën e votës edhe kur skam qenë fare në politikë’’, thotë Selmanaj për Indekosnline/

Kam biseduar me komisionarët e LDK- së por që ata të gjithë distancohen nga ky rast por tash është rast hetimi për organet e drejtësisë, ka shtuar në fund ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz