BallinaSport​Arsyeja e veçantë pse u ndërpre ndeshja Bashkimi – Rahoveci 29 në...

​Arsyeja e veçantë pse u ndërpre ndeshja Bashkimi – Rahoveci 29 në basketboll

Të ngjajshme

Një tërmet me magnitudë 6 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Kubën të martën,...

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Basketbolli është më shumë se një lojë dhe mbrëmë në Prizren kjo u dëshmua qartë. Pas incidenteve të fundit në disa palestra të vendit, ndeshja Bashkimi – Rahoveci 029 u ndal për pak minuta, jo për tension, por për të përcjellë një mesazh të fortë paqeje, respekti dhe sportiviteti.

Në vend të gjësendeve të hedhura me mllef, në parket u hodhën arushë të butë nga fëmijët, si simbol i dashurisë dhe përgjegjësisë ndaj brezave të rinj. Ky veprim synoi të tregojë se sporti duhet të jetë shembull pozitiv për ata që stërviten çdo ditë dhe ëndërrojnë të jenë pjesë e parketit.

Për ta forcuar edhe më shumë këtë mesazh, fëmijët vendosën që lodrat t’ua dhurojnë bashkëmoshatarëve të tyre në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe në Repartin e Pediatrisë. Organizatorët ritheksuan se palestrat duhet të jenë hapësira të sigurta dhe pozitive për të gjithë, ndërsa dhuna nuk ka vend në basketboll dhe në sport në përgjithësi. Le ta ruajmë lojën e pastër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz