BallinaLajmeUshtarët e KFOR-it kryen trajnime për Betejë të Afërt

Ushtarët e KFOR-it kryen trajnime për Betejë të Afërt

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ushtarët nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN) i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë kryer trajnime për Betejë të Afërt (CQB).

Siç ka njoftuar KFOR, trajnimet e rregullta ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të larta të gatishmërisë operacionale, duke i mundësuar trupave të reagojnë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

“Ushtrime të tilla nënvizojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e fortë midis personelit, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në të gjithë Kosovën. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz