back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëForcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Qeveria irakiane ka bërë të ditur se forcat amerikane kanë përfunduar një “tërheqje të plotë” nga bazat ushtarake në territorin federal të Irakut, me përjashtim të rajonit gjysmautonom të Kurdistanit, ku prania amerikane vazhdon.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, grupi i fundit i këshilltarëve ushtarakë amerikanë është larguar nga Baza Ajrore Al-Asad në provincën Anbar, në perëndim të vendit, një objekt që ka strehuar trupa amerikane për më shumë se 20 vjet.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka qenë në proces tërheqjeje prej disa vjetësh, pas kërkesës zyrtare të qeverisë irakiane në vitin 2023 për reduktimin e pranisë së saj, raporton CNN-i.

Po ashtu, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit ekstremist Shteti Islamik është larguar nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke ia dorëzuar plotësisht objektet forcave irakiane të sigurisë.

Megjithatë, trupat amerikane vazhdojnë të qëndrojnë në bazën ajrore Harir, në provincën e Erbilit, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit.

Prania ushtarake e SHBA-së në Irak ka pësuar ndryshime të mëdha që nga pushtimi i vitit 2003. Në kulmin e angazhimit, numri i trupave amerikane arrinte në rreth 170 mijë. Në vitin 2011, ish-presidenti Barack Obama urdhëroi tërheqjen e forcave amerikane nga vendi.

Në vitin 2014, rreth 5 mijë trupa u rikthyen në Irak me kërkesë të qeverisë irakiane për të ndihmuar në luftën kundër ISIS-it. Që nga dhjetori i vitit 2021, kur SHBA-ja njoftoi përfundimin e rolit të saj luftarak, prania amerikane është reduktuar në rreth 2,500 trupa me funksione këshillimi dhe mbështetjeje.

Komanda qendrore e Departamentit amerikan të Mbrojtjes konfirmoi për CNN-in se deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut lidhur me dorëzimin e bazave ishte e saktë, por pa ofruar detaje shtesë.

Tërheqja e fundit ndodh në një kohë tensioni të shtuar rajonal mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një sulmi ndaj Iranit, në mes të protestave të përgjakshme kundër regjimit autoritar në Teheran.

Të Fundit

Sport

ShowBiz