BallinaLajme​“Shqipëria do paguajë 1 miliard euro për të qenë në Bordin e...

​“Shqipëria do paguajë 1 miliard euro për të qenë në Bordin e Paqes”, Edi Rama: Gënjeshtër

Të ngjajshme

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve të fundit mbi ftesën e Trumpit që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes për të administruar Gazën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është e pavërtetë se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së. Po ashtu sipas tij, është gënjeshtër pretendimi se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama ka hedhur poshtë edhe zërat se në Shqipëri do të vijnë palestinezët.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Sipas tij, Shqipëria është nën drejtimin e tij është krejt tjetër, “e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”

“Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, thekson më tej Rama në postimin e tij në rrjetin social X.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz