BallinaLajmeProkuroria në Prizren nis hetimet për vjedhjen e votave mes kandidatëve për...

Prokuroria në Prizren nis hetimet për vjedhjen e votave mes kandidatëve për deputetë: Manipuluesit do të ndëshkohen pa kompromis

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

Pas vendimit që KQZ ka marrë për rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë, kanë dal shumë parregullësi dhe disa kandidatëve iu është ndryshuar apo rritur numri i votave të marra.

Komuna e Prizrenit, është ndër Komunat ku janë hasur më së shumti ndryshime në vota pas rinumërimit.

Në lidhje me këtë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka thënë se ka lëshuar autorizim për Policinë që të identifikojnë personat përgjegjës.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciativë kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që t’i identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, tha ai për gazeta Express.

Kryeziu tha se personat që kanë falsifikuar rezultatet e votave të deputetëve përmes vendosjes së nënshkrimeve të tyre do të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz