BallinaLajmeDyshime për manipulim të votave, Cakolli kërkon nga Prokuroria nisjen e hetimeve

Dyshime për manipulim të votave, Cakolli kërkon nga Prokuroria nisjen e hetimeve

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Eugen Cakolli nga KDI ka ngritur pyetjen se pse Prokuroria ende nuk ka nisur hetimet, pavarësisht se pas rinumërimit janë evidentuar ndryshime në votat e kandidatëve për deputetë.

“Ku është Prokuroria dhe çfarë po pret që të mos nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve, të cilat në disa vendvotime dhe komuna kanë marrë përmasa industriale?”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka theksuar se emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit janë të njohur.

“Megjithatë, këto manipulime nuk mund të jenë kryer vetëm nga komisionerët. Dhjetëra apo qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm dhe mijëra në nivel komune – kryesisht në favor të kandidatëve të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk mund të konsiderohen as rastësi e as gabim njerëzor. Për këtë arsye, përfshirja e kandidatëve në këto skema është shumë e mundshme dhe hetimet duhet t’i përfshijnë edhe ata”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz