back to top
BallinaLajmeSelmanaj pas humbjes së mbi 800 votave kërkon rinumërim të plotë të...

Selmanaj pas humbjes së mbi 800 votave kërkon rinumërim të plotë të kutive

Të ngjajshme

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Driton Selmanaj, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke denoncuar manipulime të përmasave shqetësuese në të gjithë Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Selmanaj thotë se rinumërimi në komunën e Prizrenit po nxjerr të dhëna shqetësuese.

“Rinumërimi në Prizren, po nxjerrë të dhëna tejet shqetësuese, ku të gjithë kandidatëve të të gjitha partive politike pa përjashtim i janë prekur apo ndryshuar votat. Disa me dallime shumë të mëdha e disa më të vogla, por asnjë nuk i ka shpëtuar abuzimit apo ndryshimit të vullnetit qytetar”, ka shkruar Selmanaj.

Duhet theksuar se nga procesi i deritanishëm i rinumërimit të votave, Selmanaj ka minus 877 vota.

Selmanaj paralajmëron skenarë të mirorganizuar për abuzim masiv të votave dhe kërkon veprime të menjëhershme nga institucionet.

“Po e përsërisë atë që e kam thënë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, se KQZ,Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente, në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet që ta rikthejnë rregullsinë e procesit dhe me këtë abuzuesit të marrin dënimin e merituar. Vota e secilit qytetarë është e shenjtë dhe të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht”, ka shkruar ai.

Selmanaj thekson se LDK duhet të udhëheqë misionin për mbrojtjen e procesit zgjedhor.

“Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision!”, u shpreh Selmanaj.

Ai përfundon me apelin se rinumërimi i votave në gjithë Kosovën është i domosdoshëm për të rikthyer besimin e qytetarëve.

“Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën, është e vetmja mënyrë që zbardh të vërtetën dhe rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral. Në zgjedhjet e 9 shkurtit KQZ dhe subjektet politike nuk kishin vullnet, uroj që tani mos ta bëjnë të njëjtin gabim!”, u shpreh ai.

- Advertisement -
dp
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz