BallinaLajmeDefekt në KEK: Bie nga sistemi njësia B-2, Shala paralajmëron krizë dhe...

Defekt në KEK: Bie nga sistemi njësia B-2, Shala paralajmëron krizë dhe shtrenjtim

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në sektorin e energjisë elektrike, pas rënies së njësisë B2 në KEK.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka shkruar se sot më 18 Janar 2026, ka rënë njësia B2 në KEK dhe mbi 250 MWh energji elektrike janë larguar nga sistemi pa asnjë paralajmërim.

“Kjo nuk është më një ngjarje e rastësishme, por pasojë e mirëmbajtjes së dobët, menaxhimit të dobët dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale”, ka shkruar Shala.

Tutje, ai ka shkruar se çdo rënie e njësive krijon krizë në treg.

“Aq më tepër kur kemi rënie të paplanifikuara, si kjo e sotmja, të cilat rrisin çmimet dhe u japin tregtarëve hapësirë të diktojnë kushtet, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat. Institucionet heshtin, investimet nuk japin rezultat dhe siguria energjetike po dobësohet”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz