BallinaLajme6 muaj hetime, policia e Fierit arreston dilerin 31-vjeçar

6 muaj hetime, policia e Fierit arreston dilerin 31-vjeçar

Të ngjajshme

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Policia e Fierit ka kapur një 31-vjeçar që shiste lëndë narkotike në doza në këtë qytet. Në operacionin e koduar “Target”, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, u vu në pranga Frans Begaj.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit”, njofton policia e Fierit.

Gjatë momentit të kapjes dhe kontrollit të banesës, policia i gjeti dhe i sekuestroi doza kanabisi të gatshme për shitje.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz