back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëShtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake kundër...

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake kundër Iranit

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolina Leavitt, tha se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka “treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake” kur e sheh të nevojshme.

Trump po shqyrton të gjitha opsionet në lidhje me Iranin

“Mendoj se një gjë në të cilën Presidenti Trump është shumë i mirë është që t’i mbajë gjithmonë të gjitha opsionet në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsione që janë në tryezë”, u tha Leavitt gazetarëve.

Në të njëjtën kohë, ajo shtoi se “diplomacia është gjithmonë opsioni i parë” për Trumpin.

“Presidenti ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është shumë e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht”, tha Leavitt.

“Presidenti ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake nëse dhe kur e sheh të nevojshme, dhe askush nuk e di këtë më mirë se Irani”, përfundoi ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz