BallinaLajmeThyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve të Shqipërisë u zbrazen paratë...

Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve të Shqipërisë u zbrazen paratë nga kartat

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme. Kapitali identifikoi një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.

Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro. Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Pas këtyre informacioneve, Kapitali iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël. Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Kapitali nuk arriti të provojë përmasat e fenomenin në mënyrë të pavarur. Por fakti që arriti të identifikojë disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka.

Gjithsesi përtej përmasave, thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit./Kapitali.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz