back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“Për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, drejtohuni në QKUK”- ShSKUK njofton se...

“Për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, drejtohuni në QKUK”- ShSKUK njofton se mbi 400 operime u bën në Kardiokirurgji vitin e kaluar

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2025 u shënua një rekord sa i përket realizmit të mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste selektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.

“Gjatë këtij viti janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane”,thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Po ashtu, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës”.

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë bëri të ditur se  vazhdon të shënojë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe besimit nga pacientët, duke u angazhuar për rezultate edhe më të mira në vitet në vijim.

“Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.”./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz