back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaSportMesfushori i Sllovakisë optimist para plejofit kundër Kosovës

Mesfushori i Sllovakisë optimist para plejofit kundër Kosovës

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Tomash Rigo, një nga lojtarët kyç të përfaqësueses së Sllovakisë, është i gatshëm për sfidën vendimtare kundër Kosovës. Mesfushori 23-vjeçar ka qenë i pranishëm në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 dhe pritet të ftohet edhe për plejofin që zhvillohet në mars.

Gjysmëfinalja e plejofit mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finale me fituesin e përballjes Turqi–Rumania, gjithashtu në shtëpi.

Rigo, i cili luan për Stoke City në Championshipin anglez, shpreh optimizëm për mundësinë e kualifikimit në Kupën e Botës. Ai gjithashtu ka treguar entuziazmin për eksperiencën e re që e pret në SHBA.

“Mendoj se grupi ku do të hyjë fituesi i këtij plejofi është i pranueshëm dhe kemi mundësi të marrim disa pikë, madje edhe të avancojmë. Do të japim maksimumin në mars për të luajtur në Botëror. Nuk kam qenë kurrë më parë në Amerikë, ndaj shpresoj të shoh vendin për herë të parë me ekipin nacional”, ka thënë Rigo për faqen zyrtare të federatës sllovake./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz