BallinaLajmeEdhe Gjilani bën thirrje për shmangien e disa rrugëve, qytetarët të përdorin...

Edhe Gjilani bën thirrje për shmangien e disa rrugëve, qytetarët të përdorin rrugë alternative

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Për shkak reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, Komuna e Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

Komuna ka thënë se deri në përmirësimin e gjendjes së këtyre rrugëve, të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Po ashtu, komuna ka bërë të ditur se zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjell nga afër punimet dhe situatën.

“Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, u bëhet thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës. Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka njoftuar komuna.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz