BallinaLajmeArrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë, sekuestrohen kokainë, armë...

Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë, sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Të ngjajshme

Një tërmet me magnitudë 6 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Kubën të martën,...

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë arrestuar personat me inicialet Q.H. dhe R.H., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të kokainës, armë, si dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të ndaluarve./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz